Loading...

Për ne

Njohja e kualifikimeve të shkollave të larta profesionale dhe universitare të fituara jashtë Republikës së Kosovës

Përshkrimi:

Ky shërbim elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që aplikojnë për njohjen e gradave universitare dhe shkollave të larta profesionale të huaja që u përkasin niveleve nga 5 deri në 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë. Në kualifikimet e niveleve 5 – 8 të Kornizës së Kombëtare të Kualifikimeve përfshihen shkolla të larta profesionale, bachelor,master dhe doktoratë.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • Formulari i plotësuar që merret në NARIC –Kosova;
  • Një kopje e dokumentit të identifikimit; për shtetasit jo kosovarë lejeqëndrimi i Republikës së Kosovës;
  • Një kopje e certifikatës së martesës në rast të ndryshimit të mbiemrit;
  • Diplomën origjinale vetëm në shikim;
  • Një kopje të diplomës/certifikatës origjinale të vërtetuar te noteri, formati A4;
  • Një kopje të transkriptit/certifikatës origjinale të notave të vërtetuara te noteri;
  • Një përkthim të autorizuar të diplomës/certifikatës dhe transkriptit /certifikatës së notave (nëse nuk janë në ndonjërën nga gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës)
  • Shtojcën e diplomës (nëse aplikohet në institucionin përkatës);
  • Një kopje e punimit të bachelorit, masterit dhe doktoratës;
  • Të përkthehet një abstrakt i punimit - maksimum tri faqe, nëse nuk është në njërën nga gjuhët zyrtare;
  • Programin e studimeve;
  • Një kopje të diplomës/ diplomave të studimeve paraprake (nëse aplikoni për njohje të studimeve të doktoratës, nevojiten diplomat paraprake të noterizuara, të masterit dhe bachelorit, e nëse aplikoni për njohje të studimeve master nevojitet diploma e studimeve paraprake-bachelor);
  • Fletëpagesën (taksa administrative, për shkolla profesionale dhe bachelor 30 €, për master 50€ dhe për doktoratë 70 € . Fletëpagesa merret në NARIC-Kosova);

Të diplomuarit të cilët i kanë përfunduar studimet në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, duhet që në diplomë origjinale dhe certifikatë të notave të vendosin vulën apostile.

Në mungesë të ndonjë nga dokumentet e shënuara më sipër, kërkesa nuk do të shqyrtohet;

NARIC dhe Komisioni i ekspertëve mund të kërkojë edhe dokumente shtesë në raste të caktuara.

Noterizimi i dokumenteve dhe përkthimi duhet të bëhet në Republikën e Kosovës

Dokumentet e dorëzuara për njohje nuk kthehen.

Share:

Njoftimet e funditTë rejat e fundit nga NARIC-Kosova

Lexo më shumë